Lewandowski parashikon humbjen e radhës për Shqipërinë: Mund të bënim më shumë

Lewandowski parashikon humbjen e radhës për Shqipërinë: Mund të bënim më shumë

Sulmuesi i Polonisë, Robert Lewandowski, foli pas ndeshjes që kombëtarja e tij mori ndaj Shqipërisë ditën e djeshme. Në fjalët e tij sulmuesi polak u shpreh se skuadra e tij e kishte lojën në kontroll dhe duhet të kishin shënuar më shumë se një gol.

“Pasi u shënua goli, në fushë ndaj nesh fluturuan shishet. U bë pak e rrezikshme. Megjithatë ne e dinim që gjyqtari do lejonte që te riktheheshin përsëri në fushë. Ne kishim lojën në kontroll dhe morëm atë që na duhej, 3 pikët. Në sulm mund të bënim më shumë, të përpiqeshim të shënonim 1 ose 2 gola të tjerë.”, tha fillimisht Lewandowski.  

Shqipëria luan ndeshjen e ardhshme me Anglinë dhe Lewandowski parashikon një humbje të kuqezinjve, duke thënë se Anglia nuk do të lërë më pikë në ndeshjet e radhës.

“Anglezët nuk do të humbasin më pikë deri në fund. Le të përqendrohemi te ndeshjet tona. Ne duam të marrim 6 pikë në ndeshjet e radhës dhe më pas të shikojmë çfarë do të ndodhë”, përfundoi sulmuesi polak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy