Milan mendon  për Aubameyang

Milan mendon për Aubameyang

Sezoni jo i mirë me Chelsean , skuadër e cila pas shumë vitesh nuk arriti të sigurojë një biletë për në Europe në merkaton e verës parashikohet se do të jetë përsëri protagoniste.

‘’ Blutë e Londrës ‘’  do të tentojnë të rikuperojnë sa më shpejt terrenin e humbur por edhe largimet do të kenë një rol të rëndësishëm. 

Pierre Emerick Aubameyang konsiderohet një ndër të padëshiruarit e Mauricio Pochettinos, i cili sipas ‘ Evening Standart ‘ ka filluar të mendojë për këtë periudhë .

Disa ekipe nga Arabia Saudite kanë shfaqur interes për golashënuesin nga Gaboni , por edhe Milani me Atletico Madridin qëndrojnë pas dere duke shpresuar në firmosjen me 34 vjeçarin.

Në të kaluarën, Pierre Emerick Aubameyang u aktivizua me të rinjtë e Milanit por s’duhen nënvlerësuar as ‘’ Los Colchoneros ‘’, një rival tejet i vështirë, në Spanjë dhe në kompeticionet europiane.

3 gola në 21 sfida konsiderohen shumë larg pritshmërive pavarësisht se Chelsea ka zhvilluar një sezon për tu harruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy