
Largimi i James Rodriguez tek Al- Rayyan në Katar e ka shtyrë Rafael Benitezin për gjetur zëvëndësuesin e kolumbianit. Spanjolli nuk ka dalë jashtë territorit të Anglisë dhe ka spikatur Donny van de Beek i cili ishte në listën e ‘’ The Toffees ‘’ edhe gjatë verës por nuk arritën ta konkretizonin këtë operacion . Hollandezi është harruar plotësisht nga Ole Gunnar Solskjaer dhe sipas ‘ The Sun ‘ merkatoja dimërore mund të rezultojë një urë shpëtimi për 24 vjeçarin dhe ta lërë pas eksperiencën e hidhur në ‘’ Old Trafford ‘’.
Transferimi nga Ajaxi tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ në verën e 2020-tës u konsiderua një blerje që do ti jepte një tjetër ngjyrë funksionimit të mesfushës por rendimenti i tij ka shënuar rënie gati-gati të pashpjegueshme duke qenë se është një ndër talentët më të mëdhenjë të dalë nga akademia e kryeqytetasve .
Një fakt që e vërteton diçka të tillë është se në të kaluarën u pretendua nga Real Madridi por 20 herë kampionët e Premier Leagues e fituan garën me ‘’ Galaktikët ‘’ dhe e transferuan në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ .
Interesi i Everton thekson se Donny Van Beek është një lojtar cilësor dhe nëse do të bëhet pjesë e kësaj skuadre do të jetë në vëzhgimin e një traineri me shumë famë si spanjolli Rafael Benitez , arsye që mund mjaftojë për ti thënë ‘’ po ‘’ Evertonit .



