Shtubina: Kemi më shumë cilësi se Skënderbeu, pikët nuk tregojnë gjendjen reale të Vllaznisë

Shtubina: Kemi më shumë cilësi se Skënderbeu, pikët nuk tregojnë gjendjen reale të Vllaznisë

Zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, foli para mediave, në prag të sfidës që shkodranët do të luajnë të shtunën ndaj Skënderbeut.

Shtubina deklaroi se do të ketë përsëri disa mungesa, ku ndër to përmendi edhe Esin Hakajn, ndërsa shtoi se pikët në tabelë, nuk tregojnë gjendjen reale të Vllaznisë.

Sipas tij, shkodranët kanë më shumë cilësi se Skënderbeu dhe për këtë arsye do të kërkohet vetëm fitorja.

Besoj se është e vështirë si çdo ndeshje tjetër, por skuadra nuk duhet të futet në fushë me presionin e pikëve. Skuadra është stërvitur mirë gjatë këtyre ditëve, pavarësisht mungesave që vazhdojnë të jenë prezent.

Edhe këtë radhë do të kemi shumë mungesa. Lojtarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kanë potencial për të dhënë më shumë. Ato pikë që kemi në tabelë nuk shpjegojnë gjendjen reale të ekipit tonë.

Esin Hakaj ka ndjerë sërish shqetësime dhe nuk do të jetë i gatshëm për takimin e radhës. Në fakt mungesa e tij ndihet edhe më shumë ngaqë dy mbrojtësit e tjerë të majtë që ka skuadra në dispozicion, pikërisht Xhelil Asani dhe Flori Spahija vazhdojnë të jenë edhe ata të dëmtuar.

Skënderbeu është një skuadër me djem të rinj të cilët duan të tregojnë se vlejnë për kampionatin shqiptar, por ne i kemi cilësitë më të mëdha prandaj duhet të futemi në fushë me besimin për ta fituar këtë ndeshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy