
Gazetari i sportit, Pano Xhixho, duke folur për fitoren e Egnatias ndaj Partizanit, tha se rrogozhinasit shënuan dy herë pas gabimeve të të kuqve.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho tregoi edhe diferencat për dy ekipet.
Golat erdhën nga gabimet e Partizanit. Të dy golat ishin në kundërsulm. Ka pak mungesë eksperience te Partizani, te linja e djathtë, por edhe pak mungesë vëmendje. Partizani shkoi ta fitonte me çdo kusht.
Egnatia luante për dy rezultate. Ky ishte test për Partizanin, nëse nuk kalohen këto teste, lindin dyshime për “Final 4”. Merita e Egnatias, është që shënoi në gabimet e Partizanit. Ndërkohë Partizani pas gabimeve të kundërshtarit, nuk shënoi. Këtu është diferenca mes dy ekipeve.



