
Klubet e Superiores, vazhdojnë me përforcimet në merkato. Elbasani prezantoi këtë të shtunë, mbrojtësin Harallamb Qaqi.
Ky i fundit e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Skënderbeut, Laçit dhe Kukësit, ndërsa në sezonin e fundit luajti për Teutën.
Edhe klubi durrsak, ka njoftuar një afrim. Bëhet fjalë për Sandër Kalaj, një talent që vjen nga të rinjtë e Ballkanit në Kosovë.



