
Erling Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar, për ta transferuar në merkaton e verës. Me shumë mundësi ky është sezoni i fundit i norvegjezit me Borussia Dormtund dhe edicionin e ardhshëm pritet ta shikojmë me fanellën e një skuadre tjetër.
Prej kohësh 21-vjeçari është lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madrid, që kërkon të krijojë një dyshe ëndrrash në sulm me Mbappe dhe Haaland.
Megjithatë së fundmi në skenë ka dalë PSG, që thuhet se po përgatit surprizën e madhe për në merkaton e verës. Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, PSG po mendon të investojë 300 milionë euro, për të marrë në skuadër sulmuesin norvegjez.
Duke parë që Mbappe do të largohet, te klubi parisien do të tentojnë të afrojnë Haaland me çdo kusht dhe kanë gati 300 milionë euro, për të mbyllur marrëveshjen.



