SPAL kërkon shërbimet e Arlind Ajetit (VIDEO)

SPAL kërkon shërbimet e Arlind Ajetit (VIDEO)

E ardhmja e Arlind Ajetit me shumë mundësi do të jetë sërish Seria A, edhe pse jo si lojtarë i skuadrës së Torinos.

Ai është një nga futbollistët e sigurt që do të largohen nga “demat” dhe skuadra e sapo ngjitur në Serinë A, SPAL-i, ka shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Sipas raportimit të mediave italiane, SPAL-i është duke menduar që ta blejë kartonin e Ajetit dhe jo të tentojë një transferim në formë huazimi.

Blerja e kartonit tregon se drejtuesit e kësaj skuadre kanë besim tek aftësitë e mbrojtësit të kombëtares shqiptare dhe nëse transferimi kryhet me sukses, Ajeti pritet të ketë mundësinë e zhvillimit të një sezoni si titullar në Serinë A.

Gjithsesi për Ajetin një mundësi e mirë mbetet edhe Bundesliga në Gjermani, ku po ndiqet nga Freiburgu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy