
Tek Espanyol në La Liga në Spanjë, duket se ka filluar që tani puna për sezonin e ri. Skuadra ku aktivizohet mesufhsoir shqiptar, Keidi Bare, ka shkarkuar ditën e sotme trajnerin Vicente Moreno.
Bashkë me këtë të fundit, nga Espanyol është shkarkuar edhe drejtori sportiv, Joaquin Perez Rufete.
Rezultatet e skuadrës nuk kanë lënë të kënaqur drejtuesit të cilët kanë vendosur të ndryshojnë stafin dhe skuadra në ndeshjet e radhës do të drejtohet nga trajneri i skuadrës së dytë, Luis Blanco.



