Atletico mendon për Sven Botman

Atletico mendon për Sven Botman

Ofertat për brazilianin Felipe kanë filluar të konsiderohen shqetësuese nga  Atletico Madridi .  Flitet se shumë shpejt mbrojtësi mund të rikthehet në shtëpi dhe do ta dobësonte prapavijën e ‘’ Los Colchoneros ‘’.  

Drejtuesit e kryeqytetasve janë treguar  të shkathët dhe menjëherë kanë marrë shënime duke konsideruar shtatlartin e Lilles Sven Botman . 

Fitimi i Ligue 1 e ka pozicionuar hollandezin si një kandidat potencial për disa skuadra të njohura , ndër të cilat përfshihet edhe Milani .  21 vjeçari është rritur në akademinë e Ajaxit , një ndër më prestigjozet e futbollit dhe shumë shpejt ka treguar vlerat në një ndër kampionatët më të ndjekur të Europës .

Stefan Savic dhe Mario Hermoso nuk janë të mjaftueshëm për Diego Simeonen i cili kërkon të shtojë cilësinë në këtë aspekt  , repart ku ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë shquar gjithmonë si një ndër skuadrat  më të forta . 

Parametrat e Sven Botman vlerësohen shumë nga i ashtuquajturi ‘’ El Cholo ‘’  ku spikasin gjatësia , forca fizike dhe lufta në ajër  duke e shëndërruar në një element tepër të preferuar në kontinentin e vjetër .

Ecuria e qëndërmbrojtësit është tejet motivuese  por duhen patur parasysh edhe kuqezinjtë që mund ti shkaktojnë probleme kryeqytetasve pavarësisht se aktualiteti i favorizon ndjeshëm fituesit e La Ligas .

17 ndeshjet e deritanishme kanë shërbyer për akumulimin e pretendentëve dhe duhet parë se si do të vijojnë ngjarjet sepse lufta mund të ketë shumë surpriza deri në fund .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy