
Në futbollin indian është regjistruar një ngjarje e rëndë në fundjavë. Dëshira e madhe e tifozëve për të ndjekur një ndeshje, solli edhe shembjen e njërës prej tribunave në stadiumin e qytetit Malapparum.
Tribuna kishte një kapacitet prej 3 mijë e 500 personash, por në të ishin futur rreth 8 mijë tifozë. Kjo solli edhe shembjen e saj, ku pasojat ishin të mëdha.
Raportohet se rreth 200 persona kanë mbetur të plagosur, ku 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Sikur të mos mjaftonte shembja e tribunës, disa prej tifozëve u goditën edhe nga shtylla e ndriçimit.



