Manchester United ka zhgënjyer tej mase në ndeshjen e parë të saj në Premier League. Djajtë e kuq janë mposhtur në shtëpi nga Crystal Palace me rezultatin 1-3.
Pritej një ekip i fortë në fushë, por United ndryshe rezultoi pasi fillimisht Toënsend dhe më pas Zaha i dhanë avantazhin e dyfishtë miqve. Për vendasit shkurtoi përkohësisht Van dee Beek, i blerë këtë merkato nga Ajax, por goli në debutimin për holandezin mbeti sa për statistike. Kjo pasi Zaha 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt vulosi rezultatin përfundimtar në favor të Palace.
Në Bundesligë Dortmund e ka nisur kampionatin me një fitore të pastër pasi kundër Monchengladbach ia dolën 3-0. Dt nga tre golat i realizoi sulmuesi Halaand.



