Aleksandër Trumçi është lojtari më i ri i Shkëndijës në Maqedoninë e Veriut.
Pak ditë pas largimit nga Bylis, mbrojtësi i djathtë u prezantua te skuadra e re. Trumçi do të vazhdojë karrierën në Tetovë, aty ku shpreson të lërë shenjë.

Bylis njoftoi shitjen katër ditë më parë, ndërsa lojtari ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka nisur stërvitjen me Shkëndijën.



