
Milani ka regjistruar fitoren e radhës në kampionat, teksa ka mposhtur Atalantën në transfertë me rezultatin 2-3.
Kuqezinjtë regjistrojnë fitoren e tretë radhazi dhe të gjashtën në total në 7 javë në Serie A dhe tashmë renditen në vendin e dytë me 19 pikë, vetëm 2 pikë pas Napolit kryesues.
Skuadra e Piolit e nisi në mënyrë të shkëlqyer sfidën në Bergamo, teksa gjeti golin e avantazhit pas vetëm 30 sekondave, kur Theo Hernandez me një pasim magjik nxori Calabrian, i cili i vetëm me portierin nuk gaboi. Në minutën e 43-të, ishte Sandro Tonali, i cili rrëmbeu një top në afërsi të zonës kundërshtare dhe nuk gaboi përballë portierit Musso.
Pjesa e dytë foli përsëri për kuqezinjtë, që gjetën edhe golin e tretë në minutën e 78-të. Atalanta ngushtoi shifrat në fund, duke shënuar me Zapatën me penallti dhe me Pasalic, por vetëm kaq, pasi nuk arritën të bënin më shumë.



