
Prej kohësh tek Atletico Madridi vijojnë të qarkullojnë zërat për një largim të mundshëm të Jose Maria Gimenezit. Për uruguajanin po luftojnë disa pretendentë cilësorë, i cili tanimë është një ndër nxënësit më të mirë të Diego Simeones , titullar i padiskutueshëm tek ‘’ Los Colchoneros ‘’. Kandidatët për ta larguar nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ janë disa, duke filluar nga Chelsea , Manchester United dhe së fundmi Interi . Të treja këto skuadra do ta kenë të vështirë për arsye të rëndësisë së mbrojtësit 28 vjeçar tek kryeqytetasit , shtuar edhe kontratën e firmosur , e cila skadon në 30 qershorin e 2025-sës. Në rast të kundërt, për ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do të perceptohej një fuqizim arkash dhe më pas të hidhen në sulm për arritjen e objektivave të ‘’ El Cholos ‘’ në merkatot vijuese.



