Sfida me Teutën, Shehi: Faza e katërt do të jetë më e vështirë

Sfida me Teutën, Shehi: Faza e katërt do të jetë më e vështirë

Sfida me Teutën, Shehi: Faza e katërt do të jetë më e vështirë

Partizani do të përballet me Teutën këtë të shtunë, në një sfidë ku të kuqtë do të kërkojnë fitoren e radhës në kampionat.

Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i të kuqve, Orges Shehi. Ky i fundit deklaroi se vështirësia do të rritet në vazhdim, ndërsa kërkon 3 pikët.

Vështirësia sa vjen e kalon në një shkallë më të madhe, për shkak  edhe të fazës së katërt që fillon tani gjithë skuadrat kërkojnë të mos gabojnë më sepse koha e rikuperimit është më e paktë. Dy skuadrat kanë objektivat e veta dhe sigurisht që do të kërkojnë të bëjnë më të mirën. Ne do të shkojmë nesër me idenë që është e rëndësishme për ne dhe të marrim maksimumi nga ndeshja.

Futbolli ka momente të këqija dhe të mira, edhe pse akoma eliminimi nga Kupa na djeg por duhet të vazhdojmë përpara siç edhe bëmë kthesën në ndeshjen me Erzenin.

E shkuara të shërben për të përmirësuar gabimet, duhet të përgatitemi dhe të mendojmë vetëm për të tashmen dhe jo të mendojmë për të shkuarën dhe ardhmen. Kërkojmë gjithmonë të përmirësohemi të ngjitemi në tabelën e klasifikimit dhe kjo ngjitje sigurisht duhet të bëhet duke vlerësuar dhe duke marrë maksimumin nga ndeshja e radhës.

Kur hyn në fazën finale patjetër edhe përqendrimi është më i madh se koha për të rikuperuar gabimet është më i pakët, duam të bëjmë maksimumin. Kjo fazë e katërt është më e vështirë, lufta jonë është të bëjmë më të mirën dhe të ngrihemi në klasifikim. Është obligim për ne të japim 100%, por duhet edhe fati se ndryshe nuk arrijmë asgjë dhe të arrijmë objektivat madhor që ky grup ka. Menaxhimi është i mirë kur skuadra stërvitet rregullisht, por kemi pasur edhe shumë dëmtime, është e vështirë kur të mungojnë lojtarë dhe të vendos në vështirësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy