Tifozat e Tiranës kanë reaguar pas protestës së djeshme në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”, ku ndërprenë dhe u konfrontuan me lojtarët bardheblu. Nëpërmjet nje njoftimi, ultrasit e 24-herë kampionëve të vendit janë shprehur se do të bojkotojnë ndeshjen e nesërme kundër Tetutës.
