Milos Kalezic është largua nga Vllaznia. Mesfushori i ardhur në merkaton e janarit, është ndarë me shkodranët dhe tashmë është lojtar i lirë.
Ka qenë vetë klubi kuqeblu, që ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me 27-vjeccarin. Kalezic luajti titullar me Vllazninë në pjesën e dytë të kampionatit, teksa luajti një rol të rëndësishëm edhe në Europë me skuadrën e Brdaric.
“Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Milos Kaleziç. Vllaznia e falënderon lojtarin për kontributin e dhënë për skuadrën tonë gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar si dhe në fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë, e po ashtu edhe në ndeshjet e Kupave të Europës dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme.Faleminderit Milos Kaleziç!”, thuhet në komunikatën e Vllaznisë.



