
Inter thuajse ka siguruar titullin kampion në Seria A, pasi sot skuadra zikaltër ka mposhtur me rezultatin 0-2 Crotone-n. Me këtë fitore zikaltërit e Conte-s kanë shkuar në kuotën e 82 pikëve, 14 më shumë se Atalanta e vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak.
Në rast se skuadra e Gasperinit nuk fiton nesër kundër Sassuolo-s në transfertë atëherë Inter shpallet matematikisht kampione 4 javë para përfundimit të kampionatit.
Golat në përballjen kundër Crotone-s u shënuan nga Eriksen që hyri si zëvendësues në pjesën e dytë dhe Hakimi në minutat shtesë.



