
Kjo javë, mund të quhet edhe si java e shqiptarëve, për shkak të formës së mirë të ligjionarëve kuqezi.
Florian Kamberi vazhdon të shkëlqejë te Sheffield Wednesday, në kategorinë e tretë angleze. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e tretë, në fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj Accrington. Ky është goli i 5 sezonal për Kamberin te Sheffield.
Ernest Muçi ka gjetur gjithashtu rrugën e rrjetës, në humbjen e Legia Varshavës ndaj Gornik, me shifrat 3-2. Ish-sulmuesi i Tiranës shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 54.



