
Pas Paris St Germain edhe Manchester City së fundmi është hedhur në sulm për talentin e Hajduk Split Luka Vuskovic.
Sipas ‘ The Athletic ‘ drejtuesit e ‘’ The Citiziens ‘’ po punojnë intensivisht për ta transferuar 16 vjeçarin në ‘’ Etihad ‘’ gjatë merkatos së verës.
Flitet për një ofertë prej 12 milionë eurosh , i cili në merkaton dimërore rinovoi kontratën me gjigandët e Kroacisë deri në janarin e 2026-tës .
Duke njohur potencialin e ‘’ Les Pariziens ‘’, për bardhekaltërit do të jetë një sfidë shumë e ashpër deri në fund por me paraqitjet e bëra mbrojtësi i Hajduk Split ka treguar se shumë shpejt mund të jetë pjesë e një ekipi të elitës.
Në vitet e fundit drejtuesit e anglezëve dhe francezëve kanë investuar fuqimisht pasi ëndërra në sirtar vijon të jetë fitimi i Champions Leagues , kompeticion në të cilin eksperienca ka bërë diferencën .



