Barrella në axhendën e Parisit

Barrella në axhendën e Parisit

 Pretendimi i ri i Nicolo Barrellas ia ka vështirësuar  situatën Interit . Italiani kërkon dyfishimin e pagës  për rinovimin me zikaltërit por duke ditur se aktualisht po vuajnë një problem të rëndë ekonomik  dëshira e mesfushorit nuk është edhe aq e lehtë për tu realizuar. 24 vjeçari është shëndërruar në një ndër më të rëndësishmit në mesfushën e kampionëve në fuqi të Italisë dhe menjëherë klubet e njohura kanë shfaqur interes për ishi-n e Cagliarit .

Eshtë Parisi që vijon të mos ngopet me transferimet e bujshme dhe  pretendon të vijojë të njëjtën linjë. Sipas ‘ Calciomercatos ‘’ ,  ‘’ Les Pariziens ‘’ janë shprehur se janë të gatshëm ti paguajnë 10 milionë euro kampionit në fuqi të Europës , ofertë e cila e vë seriozisht në rrezik qëndrimin e tij në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.  Kontrata e Nicolo Barrellas skadon në  30 qershorin e 2024-tës por nga ana tjetër zikaltërit nuk mund t’ia plotësojnë kërkesat dhe qëndrimi i tyre i avantazhon ish kampionët e Ligue 1.  

Patjetër që ndodhemi ndërmjet dy skajeve krejtësisht të kundërta sepse nga njëra anë Parisi s’ka të ndalur me goditjet cilësore dhe nga krahu tjetër  19 herë kampionët e Scudettos të cilët vuajnë ende problematikat e theksuara ekonomike . 

Nëse i referohemi kualitetit dhe pritshmërive për të ardhmen patjetër që Nicolo Barrellas i leverdis kalimi në ‘’ Parque De Prince ‘’ , atje ku do të kishte mbështetjen e shumë yjeve botërorë dhe do të ishte një plus për skemat e Mauricio Pochettinos i cili kërkon  fitimin e Champions Leagues me një skuadër për të cilën parashikohet se herët a vonë do t’ia arrijë qëllimit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy