
Një ndër objektivat kryesorë të Manchester City-t në lidhje me merkaton vijuese do të jetë përforcimi i ofensivës.
E ardhmja e Erling Haaland është çdo ditë e më larg ‘’ Etihad Stadium ‘’ dhe kjo situatë i ka përshpejtuar lëvizjet e drejtuesve për gjetjen e një zëvëndësuesi të denjë.
Sipas ‘ GiveMeSport ‘ , një ndër opsionet e preferuara të Pep Guardiolas është Kolo Muani, për të cilin ‘’ Qytetarët ‘’ po mendojnë huazimin.
Francezi ka bërë mirë nën drejtimin e Luis Enriques, tek një ekip si ‘’ Les Pariziens ‘’, në të cilin është shumë i madh.

Por gjithsesi për golashënuesin gjigandët e Premier Leagues do të kenë si rivalë Manchester United dhe Leipzigun, për të cilin presidenti i kryeqytetasve Nasser Al Khelaifi investoi afro 95 milionë euro në të kaluarën.
Tek kampionët në fuqi të Ligue 1 nxënësi i ‘’ Luchos ‘’ e ka treguar se mund të adaptohet në disa pozicione të ofensivës, fakt që e bën një lojtar shumë interesant për një ekip si Manchester City.
Vendimi i takon drejtuesve të Paris St Germain, nëse do ta huazojnë apo do të pranojnë shitjen e Randal Kolo Muani, tek ish kampionët e Champions Leagues.
Në sezonin aktual ish-i i Eintracht Frankfurtit ka kontribuar me 2 gola në 12 sfidat me këtë skuadër, shumë e fortë në kampionatin francez dhe jo në lartësinë e duhur në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.



