
Prej kohësh vijon të përflitet se e ardhmja e Marc Guehit do te jete larg Crystal Palaces.
Mbrojtësi e ka konsoliduar vendin e një titullari tek anglezët, i cili së fundmi e ka shprehur dëshirën.
Në verën e shkuar 25 vjeçari ishte një hap larg kalimit tek Liverpooli por drejtuesit e kryeqytetasve u treguan më të shkathët dhe e bindën për të qëndruar në ‘’ Selhurst Park ‘’.
Mirëpo situata ka ndryshuar sepse Marc Guehi e ka bërë me dije se tek cili ekip dëshiron ta vijojë karrierën.
Real Madridi është preferenca e tij, edhe pse sipas ‘ Sky Sports ‘, pretendohet edhe nga Barcelona e Hansi Flickut.
Por, edhe Bayern Muncheni vijon të insistojë për të marrë shërbimet e ishi-t të Chelseat, një ndër më të mirët e Premier Leagues.
Kontrata me Crystal Palacen i përfundon në qershorin e 2026-tës dhe pas këtij muaji pritet një ofensivë nga disa prej klubeve më të rëndësishëm të Europës.
Do të jetë një sfidë gjigandësh por gjithsesi tashmë Marc Guehi praktikisht e ka zgjidhur çështjen e vijimësisë.
Nëse i referohemi ‘’ Galaktikëve ‘’ duhet thënë se problemet në prapavijë kanë qenë evidente dhe lojtari i lindur në Abixhan të Bregut të Fildishtë mund të jetë një goditje gjatë merkatos së verës.



