
Periudha e vështirë e Manchester United mendohet se e ka vetëm një rrugëdalje . Merkatoja e janarit konsiderohet shpëtimi i sezonit të ‘’ The Red Devilsave ‘’ pas një performance tepër negative të Ole Gunnar Solskjaer që i shkaktoi largimin nga ‘’ Old Trafford ‘’. Anglezët do të provojnë ndryshimin e kësaj situate kaotike me trainerin e përkohshëm Ralf Rangnick i cili dëshmoi tek Leipzigu se mund të arrijë shumë larg .
Sipas ‘ As ‘ gjigandët e Premier Leagues i janë rikthyer interesit për anësorin Kieran Trippier i cili është një ndër më të rëndësishmit për Diego Simeonen dhe është hera e disatë që tentojnë ta afrojnë me ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ 31 vjeçarin .
Eksperienca me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ i ka shërbyer për të lartësuar figurën dhe e provoi sezonin e kaluar në të cilin pati privilegjin të fitonte La Ligan pas shumë vitesh dominim absolut të Real Madridit dhe Barcelonën .
Për më tepër Kieran Trippier e njeh shumë mirë Premier Leaguen në përgjithësi dhe Manchester United në veçanti për arsye të së kaluarës tek Tottenham Hotspuri ku ka patur kënaqësinë të përballet shumë herë me këtë skuadër .
Pritet qe merkatoja e janarit të jetë shumë e vrullshme për Manchester United sepse kërkon ringjitjen aty ku e meriton dhe ndërhyrjet konsiderohen të domosdoshme për të përmirësuar pozicionin në fazën e dytë të sezonit.
Analizat e detajuara i kanë shkaktuar marrjen e disa vendimeve drejtuesve të një ndër klubeve më të famshëm në planet të cilët po mendojnë seriozisht largimin e Diogo Dalot , lojtar që po vuan aktivizimin e reduktuar dhe ti hapin rrugën e rikthimit në Premier League të nënkampionit të Europës me ‘’ Tre Luanët ‘’.
Një largim i mundshëm i Kieran Trippier nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ mund të vërë në rrezik edhe aktivizimin si titullar të Aaron Wan- Bissakas tek një Manchester United që po vuan për tituj të rëndësishëm .
Pavarësisht faktit të të qënit një ndër të preferuarit e Cholo Simeones nuk përjashtohet se një ofertë bindëse e Manchester United mund t’ia ndryshojë idetë presidencës kryeqytetase sepse shquhet si një ndër klubet më potentë të planetit dhe nga ky fakt mund të përfitojnë madrilenët .
15 ndeshjet e deritanishme kanë rezultuar në lartësinë e duhur për Kieran Trippier duke e përforcuar rolin në 11-shen e argjentinasit dhe mbetet për tu parë se si do të përgjigjet për një ndër nxënësit më shembullorë.



