
Vedat Muriqi po zhvillon një sezon shumë të mirë me Mallorca në Spanjë, aty ku deri tani ka arritur të shënojë 8 gola.
Duke parë formën e mirë të sulmuesit të Kosovës, edhe interesimet në drejtim të tij nuk mungojnë.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se dy klube të Premier League në Angli, duan shërbimet e 28-vjeçarit.
Bëhet fjalë për Aston Villa dhe Everton, dy klube që duan ta afrojnë Muriqin. Megjithatë një marrëveshje nuk do të jetë e lehtë, pasi Mallorca kërkon 40 milionë euro dhe nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin për një shumë më të vogël.



