Riluhet pas 37 vitesh Flamurtari-Barcelona. Legjendat zbresin në fushë në stadiumin e Vlorës

Riluhet pas 37 vitesh Flamurtari-Barcelona. Legjendat zbresin në fushë në stadiumin e Vlorës

Pas 37 vitesh, në Vlorë është riluajtur një nga ndeshjet më historike për futbollin shqiptar, Flamurtari-Barcelona. Në fushë zbritën legjendat e kohës për të dyja ekipet, ku nga kuqezinjtë e Vlorës dallonin edhe pse jo më me energjinë rinore, Vasil Ruçi, Kreshnik Çipi, Latif Gjondeda, Roland Iljadhi, Eqerem Memushi, ndërsa nga katalanasit, Salvo apo Esteban Vigo.

Edhe pse luajtën ndaj një ekipi modest, të izoluar në-Shqipërinë komuniste, ish-futbollistët e Barcelonës rrëfejnë se ajo sfidë ka lënë memorie në karrierat e tyre.

Ndërsa Bashkia e Vlorës i akordoi titullin ‘Mirënjohja e Qytetit,‘, ekipit të Barcelonës të viteve 80’. Sipas kryebashkiakut Ermal Dredha, ajo ndeshje ka lënë shenjë historikë për qytetin.

Flamurtari dhe Barcelona janë përballur dy herë në histori. Herën e parë, u ndeshën në Vlorë, në takimin që përfundoi me rezultatin 1-1. Për vlonjatët, shënoi Vasil Ruçi.

Kurse herën e dytë, në Barcelonë fituan katalanasit 4-1.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy