
Performanca e shkëlqyer e Anthony me Ajax Amsterdamin i ka detyruar drejtuesit e hollandezëve të ndryshojnë formulë në lidhje me brazilianin .
22 vjeçari mbetet një ndër të preferuarit e Erik Ten Hag për riformatimin e Manchester United por gjigandët e Eredivisies kanë menduar ta rrisin kërkesën deri në 100 milionë euro për perlën e ofensivës.
Lajmi është publikuar nga portali britanik ‘ Daily Mail ‘ dhe pas Lisandro Martinezit , ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kërkojnë ti rrëmbejnë një tjetër yll Ajax Amsterdamit .
Megjithatë traineri aktual Alfred Schreuder kërkon medoemos qëndrimin e ishi-t të Sao Paolos në ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’ por duke qenë se anglezët janë në një proçes transformimi dhe gjithashtu koshientë për kapacitetin e Erik Ten Hag , mund të përfundojnë duke ja plotësuar dëshirën për talentin brazilian.
Qëndrimi i Ajaxit në këtë histori konsiderohet tejet llogjik sepse tregon respektin ndaj Antony-t i cili ka ka dhënë një kontribut të çmuar për kampionët në fuqi të Hollandës.
Sulmuesi i talentuar e përfundoi sezonin e kaluar me 12 realizime në 33 sfida dhe shumë shpejt sakrificat i janë shpërblyer me interesin e një ndër klubeve më të rëndësishem në historinë e futbollit.
Për Manchester United sezoni i ri do të jetë piknisja e një rruge drejt rikuperimit të terrenit të humbur dhe historia e suksesit gjithmonë shërben si një motiv për arritjen e objektivave pavarësisht rivalitetit të ashpër në të gjitha kompeticionet.



