
Shqipëria e 19-vjeçarëve ka nisur grumbullimin për ndeshjet e kualifikueseve të Europianit 2023, që do të zhvillohet në Belgjikë në datat 21-24 shtator.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu janë shortuar në grupin 7 dhe përballë do të kenë bashkëmoshatarët e përfaqësueseve të Spanjës dhe Belgjikës.
Tekniku kuqezi ka publikuar edhe listën me 20 lojtarët e grumbulluar që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këto ndeshje zyrtare, ndër të cilët 14 aktivizohen në ekipet jashtë vendit ndërsa gjashtë prej tyre janë pjesë e kampionatit shqiptar.
Më poshtë edhe lista me emrat e 20 futbollistëve të thirrur nga trajneri Armando Cungu për ndeshjet e Europianit:




