Andre Onana, drejt largimit nga Manchester United

Andre Onana, drejt largimit nga Manchester United

 Në javët e fundit e ardhmja e Andre Onanës është përcaktuar.

Drejtuesit e Manchester United nuk e konsiderojnë për vijimësinë i cili momentalisht është i huazuar tek Trabzonspori. 

Duhet kujtuar se kamerunasi pati ulje-ngritje të shpeshta në të shkuarën referuar rendimendit, etapë e shoqëruar me disa gabime.

 Tek një ekip si ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kjo situatë kurrsesi nuk mund të tolerohet dhe parashikohet se në përfundimin e sezonit do ti japë lamtumirën ‘’ Old Traffordit ‘’. 

Drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues e kanë kuptuar gabimin, hap i cili në futboll konsiderohet mëse normal dhe duhet medoemos ta korrigjojnë gjatë merkatos së verës. 

Në fakt tek turqit ka patur një rritje progresive në rendiment por gjithsesi është konsideruar i pamjaftueshëm nga krerët e gjigandëve të Anglisë dhe jo vetëm.  

Sipas ‘ The Sun ‘, do të kërkohet zgjidhja e kësaj situate domosdoshmërisht për ti ofruar një të ardhme ndryshe afrikanit. 

Pa dyshim 29 vjeçari mbetet një portier tejet cilësor i cili me kalimin e kohës do ta rigjejë vetveten dhe duhet theksuar se deri më tani është aktivizuar në 7 sfida me Trabzonsporin dhe ka pësuar 6 gola.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy