
Vendimi për të mos vijuar në ‘’ Parque de Prince ‘’ përtej 30 qershorit e ka përshpejtuar aksionin e pretendentëve për të afruar Angel Di Marian i cili këtë sezon e ka filluar me këmbën e mbarë pas suksesit historik me Argjentinën , kombëtare e cila pas shumë vitesh fitoi Kupën e Amerikës.
Largimi nga Paris St Germain shikohet si prioritet nga ‘’ El Fideo ‘’ të cilit i përfundon kontrata në 30 qershor dhe ka refuzuar ta rinovojë duke i dhënë shansin Juventusit për ta afruar në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Massimiliano Allegri ka shumë përgjegjësi për disfatat e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ që s’po e ngren dot kokën dhe po mundohet ti vërë kapakun kësaj eksperience që natyrisht përkufizohet e pakuptueshme duke qenë se bardhezinjtë prej vitesh shquhen për sukseset e njëpasnjëshme, kryesisht në Itali .
Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ , 34 vjeçari është një opsion që mund ti ofrojë një ritëm ndryshe fazës ofensive për arsye të shpejtësisë e cila e favorizon në të shumtat e rasteve drejt portave kundërshtare.
Situata e Juventusit mbetet tejet skeptike dhe drejtuesit e torinezëve janë të gatshëm ti ofrojnë një kontratë 2 vjeçare ‘’ El Fideos ‘’ i cili mund ti japë përparësi skemave të Massimiliano Allegrit.
Përpos dështimit në Serinë A dhe në Champions League , tentativat e pareshtura mbi rinovimin e Paulo Dybalas nuk po japin rezultat dhe mesfushori nga Rosario konsiderohet një zëvëndësues i denjë i ‘’ La Joyas ‘’ por problemi i vetëm është rroga e ishi-t të Benficas që nuk mund të përballohet nga ish rekordmenët e Serisë A .
Megjithatë ndryshimi i ambjentit ndoshta mund të jetë çelësi i suksesit për ishi-n e Manchester United i cili tek Juventusi do të gjente një ekip kampionësh të uritur për të dominuar përsëri në Scudetto pa harruar Europën .
Duhet kuptuar se disfatat e ekipeve të mëdha janë normale në futboll sepse konkurrenca ashpërsohet dhe i jep një tjetër ritëm këtij sporti por parashikohet se eksperienca e Juventusit do ti ndihmojë italianët për tu rikthyer më të fortë në të ardhmen sepse kryefjala e kësaj skuadre është vetëm suksesi .
Angel Di Maria vijon me një rendiment jo edhe aq entuziazmues tek kuq e blutë , me të cilët numëron 25 ndeshje , 3 gola dhe 5 asiste por ky interes ndoshta nuk do të shpërdorohet sepse Italia është një kampionat që nuk e ka provuar akoma dhe duke qenë se flitet për Juventusin , kjo çështje do të marrë rëndësinë që i takon.



