
Ekipi i Juventusit po bën shumë përpjekje gjatë javëve të fundit në lidhje me merkaton dhe është drejt një akordi historik , me një ndër të preferuarit e Massimiliano Allegrit.
Antonio Rudiger ka fituar shumë rëndësi në kampin e torinezëve të cilët sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ dhe ‘ Rmc ‘ kanë arritur ta bindin për tu transferuar në ‘’ Allianz Stadium ‘’ .
Sipas të njohurës italiane , ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e ka arritur këtë akord gratis dhe 29 vjeçari do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon gjatë 4 viteve tek bardhezinjtë .
Largimi i parakohshëm nga Champions League , me një humbje të turpshme 0-3 ndaj Villarealit nuk ishte gjë tjetër veçse një leksion për Massimiliano Allegrin duke i dhënë për të kuptuar se kohët kanë ndryshuar dhe çdo ekip mund të befasojë në evenimentet pjesëmarrëse .
Në terma të përgjithshëm , sezoni për juventinët mund të konsiderohet i dështuar por shpëtimi i vetëm mbetet Kupa e Italisë ku të besuarit e Massimiliano Allegrit janë në avantazh pasi e kanë fituar ndeshjen e parë kundër Fiorentinës dhe do ta luajnë atë të kthimit në shtëpi.
Megjithatë fakti që predominon është se Juventusi konsiderohet një rekordmen i pashoqë dhe mund të barazohet vetëm me Bayern Munchen në Bundesligë.
Sezoni jo i mirë i Juventusit sigurisht i shton ambicjet për t’iu rikthyer sukseseve në të ardhshmin dhe me këtë transferim prapavija do të forcohet akoma më tepër duke qenë se qëndërmbrojtësi nga Berlini është një ndër më të mirët në qarkullim .
Interi mbetet rivali për tu mposhtur në Scudetto dhe koha e ka treguar se ndër vite italianët janë identifikuar vetëm me suksesin por edhe Champions League nuk mund të qëndrojë pas pavarësisht se rivaliteti është shumë herë më i ashpër se në Serinë A .



