
Duke qenë se e ardhmja e Alvaro Moratas në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ vijon në dyshim, merkatoja e verës pritet të jetë ndoshta fillimi i një eksperience të re për spanjollin.
Sulmuesi pretendohet nga Milani, drejtuesit e të cilit i kanë ofruar mundësinë për tu rikthyer në Serinë A , pas etapave me Juventusin ndërmjet viteve 2014 dhe 2016, periudhë gjatë të cilës shënoi 27 gola në 93 sfida , dhe më pas gjatë 2020-tës dhe 2022-shit me 32 gola në 92 sfida .
Kthimi tek Atletico Madridi nuk rezultoi vendimi i duhur për 30 vjeçarin, i cili preferohet shumë nga numri një i stolit Stefano Pioli.
Traineri italian konsideron se ‘’ Djalli ‘’ domosdoshmërisht ka nevojë për një sulmues me eksperiencë dhe në rastin konkret Alvaro Morata mund ti shërbejë ish kampionëve të Serisë A , ligë të cilën e njeh mjaft mirë për arsye të së kaluarës tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’.
Nëse do të transferohet në ‘’ San Siro ‘’ pa dyshim do të konsiderohej një ndër lëvizjet më të bujshme në merkaton e verës, tek një ekip i cili ka rikuperuar terren në çdo kompeticion në krahasim me të kaluarën .



