
Henri Joel Doukouo, është lojtari më i ri i skuadrës së Egnatias. Ka qenë vetë klubi rrogozhinas, që ka prezantuar ditën e sotme sulmuesin.
19 vjeçar ka gjetur akordin me rrogozhinasit për 4 sezonet e ardhshme, ndërsa ka debutuar në javën e parë në humbjen 2-1 me Partizanin.
Njoftimi:
Henri Joel Doukouo nënshkruan për 4 vite.
Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 4 vjeçare me sulmuesin Henri Joel Doukouo.
Joel debutoi me fanellën e Egnatias në ndeshjen e parë të Abissnet Superliga kundër Partizanit.



