Biontech shpërndan vaksina për pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike

Biontech shpërndan vaksina për pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike

Për muaj me rradhë diskutohet nëse të gjithë sportistët do të vaksinohen në kohën e duhur për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Tokios. Tani mesa duket është gjetur një zgjidhje.  

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania bioteknologjike nga Mainz-i Biontech kanë arritur një marrëveshje me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KOK). Ata duan të vendosin në dispozicion vaksina kundër Koronavirus-it për të gjithë ata që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike në Tokio. Këtë e bënë publike Pfizer/Biontech. Sipas tyre së bashku me autoritetet kombëtare do të planifikohet një shpërndarje nga fundi i muajit.  

"Dorëzimi i dozave të para për delegacionet pjesëmarrëse pritet të fillojë në fund të majit," thotë një deklaratë e përbashkët nga Pfizer dhe Biontech, "nëse kjo është e mundur, për të siguruar që delegacionet pjesëmarrëse të marrin dozën e dytë para mbërritjes në Tokio «. 

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar shtoi, se Komitetet Olimpike Kombëtare (NOK) do të bashkëpunojnë me qeveritë lokale, për të bërë shpërndarjen duke jun përmbajtur direktivave të secilit vend dhe të jenë në unison rregulloret e vendit. 

Sipas Presidentit të IOC Thomas Bach kjo masë ka vlerë elementare për zhvillimin e lojërave. Ky donacion vaksinash është pjesë e masave, që Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike në Tokio të zhvillohen në mënyrë të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit, tha shefi i federatës./ Spiegel

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy