
Ardian Ismajli largohet zyrtarisht nga Spezia dhe firmos me skuadrën e Empolit. Kanë qenë këta të fundit, që kanë njoftuar firmën me mbrojtësin e Kombëtares.
24-vjeçari pas një sezoni me Spezian, tashmë do të provojë një tjetër eksperiencë në Serie A. Ismajli ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve dhe trajnerit të Empolit me paraqitjet e treguara në sezonin e fundit dhe për këtë arsye vendosën ta transferojnë në skuadrën e tyre.
Empoli është klubi i pestë në karrierën e Ismajlit, pas aventurave me Prishtinën e 2 Korrikun në Kosovë, si dhe me Hajduk Split në Kroaci dhe Spezian në Itali.



