Paris St Germain insiston për Cherkin

Paris St Germain insiston për Cherkin

Drejtori sportiv i Paris St Germain Luis Campos vijon të punojë intensivisht në lidhje me merkaton e ardhshme , e cila konsiderohet si gjithmonë tejet e rëndësishme për këtë skuader. Edhe pse përbëhen nga lojtarë cilësorë, kryeqytetasit mbeten aspirues për fitimin e çdo trofeu gjatë këtij sezoni. Luis Enrique ka formuar një skuadër kompetitive edhe pse nuk e nisi mirë Ligue 1 , idetë e tij me kalimin e kohës po japin rezultate. Ishi i Barcelonës kërkon me çdo kusht transferimin e Rayan Cherkit në ‘’ Parque de Prince ‘’ duke qenë se ende nuk është arritur akordi për rinovimin e Kylian Mbappes. E ardhmja e 20 vjeçarit është lidhur ngusht edhe me një kalim të mundshëm tek Real Madridi , i cili në sezonin e shkuar me ‘’ Les Gones ‘’ shënoi 5 gola dhe kontriboi me 6 asiste në 39 sfida. Nëse do të largohet nga Lyoni , Rayan Cherki mund të shëndërrohet një ndër transferimet më të bujshëm të kuq e bluve në merkaton e verës, tek një ndër ekipet më cilësorë, në Francë dhe jo vetëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy