
Interi ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes në kampionat. Zikaltërit këtë herë janë mposhtur nga Udinese me rezultatin 3-1.
Ndonëse skuadra e Inzaghi, kaloi e para në avantazh me anë të Barella në minutën e 5-të, vendasit përmbysën gjithçka, falë autogolit të Skriniar në minutën e 22-të, dhe me golat e Bijol dhe Arslan në minutat e fundit.
Udinese konfirmon momentin e mirë që po kalon, teksa merr përkohësisht kryesimin me 16 pikë, ndërsa Interi zbret në vendin e 7-të me 12 pikë.



