Olivier Giroud po luan sezonin e fundit me Milanin, teksa ka vendosur të largohet në merkaton e verës.
Madje sulmuesi francez, ka zgjedhur edhe skuadrën e re. Giroud do të vazhdojë karrierën te Los Angeles dhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në MLS.
Palët kanë arritur marrëveshjen dhe thuhet se 37-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në dhjetor të vitit 2025 me skuadrën e amerikane.
Giroud mbyll kështu aventurën me Milanin, pjesë e të cilëve është nga viti 2021, ku në 92 ndeshje ka shënuar 37 gola.



