
Kryeministri anglez, Boris Johnson, është shprehur se finalja e Chapions League nuk mund të zhvillohet në Rusi, për shkak te tensioneve mes këtyre të fundit dhe Ukrainës.
Finalja e Champions League, është planifikuar të zhvillohet më 28 maj në “Gazprom Arena” në Shën Petersburg. Megjithatë kohët e fundit, kanë qarkulluar lajme se mund të ndryshohet vendndodhja për shkak të përplasjeve Rusi-Ukrainë.
Për këtë ka folur edhe kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, i cili ishte kundër që të luhet në Rusi.
“Mendoj se është e paimagjinueshme që ngjarje të rëndësishme sportive të zhvillohen në Rusi, e cila po pushton territorin e një vendi tjetër. Rusia nuk duhet të zhvillojë një turne kaq të rëndësishëm futbolli”, tha Johnson.



