Turqia triumfoi 3-1 ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen e grupit F, në Europian.
Ajo e sotmja, mund të quhet edhe si ndeshje e supergolave. Turqit, iu falën dy perlave, për ta nisur rrugëtimin me fitore.
Muldur zhbllokoi sfidën me një supergol nga jashtë zone në minutën e 27-të, ndërsa Mikautadze, barazoi shifrat.

Në pjesën e dytë, Arda Guler, me gol të shkëlqyer, riktheu avantazhin për skuadrën e Montella-s.
Në fund, Akturkoglu vulosi takimin në 3-1, duke shënuar pas një kundërsulmi.



