
Kryesimi i Arsenalit në Premier League pas 22 sfidave sigurisht po ia qartëson idetë drejtuesve dhe Mikel Artetas.
Falë spanjollit ‘’ Topchinjtë ‘’ po dominojnë me meritë por duhet vijuar në të njëjtin ritëm duke qenë se çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë në fundin e sezonit.
Numri një i stolit, gjithashtu ish mesfushor i tyre synon qëndrimin e Gabriel Jesus në ‘’ Emirates ‘’ i cili ka ditur ti përfaqësojë shumë mirë londinezët deri më tani.
Kontrata e brazilianit përfundon në 2027-tën i cili është në rrugën e duhur dhe po lufton të zënë një vend tek Brazili i Carlo Ancelottit për Botërorin që do të zhvillohet në verën e ardhshme.
Megjithatë shqetësimi tek 13 herë kampionët e Premier Leagues vijon duke qenë se mungojnë titujt por krerët e tyre besojnë plotësisht tek potenciali i trainerit 43 vjeçar.
Janë bërë 6 sfida në sezonin aktual dhe ishi i Palmeiras numëron vetëm 1 gol, historia e të cilit besohet se do të ndryshojë me kalimin e tyre.



