Kampioni golfit Tiger Eoods, është arrestuar mëngjesin e së hënës pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur.
Policia raportoi se ai u arrestua në orën 07:18 në qytetin e Jupiterit pranë rajonit të Palm Beach.
Ai u lirua pas disa orësh pasi premtoi se do të bashkëpunonte për procedurat e ardhshme ligjore.
Ndërkohë, 41-vjecari po rikuperohet nga operacioni i fundit që bëri me 24 maj dhe tha se ka filluar të ndihet mirë. Gjithashtu tregoi se mendon të kthehet në golf, por nuk e ka marrë me nxitim.
“Unë dua të luaj përsëri golf profesionial por nuk e kam me nxitim. Nuk mund të gjuaj për 2 ose 3 muajt e ardhshëm. Ndërsa tani, fokusi im është vetëm rehabilitimi dhe të bëj atë që mjekët më kërkojnë,” – shkruajti ai.
Tiger është kapioni i 14 më i madh në Amerikë, por që në shkurt pasi filluan problemet shëndetësore që kishte që në dhjetor.



