
Siç dihet në çdo merkato Real Madridi tenton medoemos të jetë një ndër protagonistët e saj.
‘’ Galaktikët ‘’ vijojnë të mbështeten fuqimisht nga presidenti Florentino Perez, i cili ndër vite ka dhënë maksimumin për ti shëndërruar në atë ekip që janë sot.
Në sezonin e kaluar u vunë re disa problematika në funksionimin e ekipit në disa reparte, një ndër të cilët është mesfusha.
Shumë emra kanë qarkulluar në zyrat e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’, sidomos ai i Martin Zubimendit por listës i është shtuar edhe ai i Rodrit.
Spanjolli pa dyshim mbetet një ndër nxënësit shembullorë të Pep Guardiolas, pa të cilin Manchester City s’do të ishte ai ekip që është sot.
Tek ishi i Atletico Madridit vihen re disa komponentë, si përshembull inteligjenca në aspektin taktik, mënyra se si e organizon lojën dhe gjithashtu fitimi i shumë dueleve në mesfushë për arsye të fizikut të tij.
Bosi i ‘’ Los Merengues ‘’ ka ofruar 115 milionë euro për kampionin në fuqi të Europës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ por momentalisht ‘’ Pep ‘’ e konsideron të paprekshëm.
Pritet një insistim në javët vijuese sepse Rodri është një lojtar me shumë vlera por gjithashtu duhet marrë në konsideratë edhe rezistenca e ishullorëve.



