Barcelona nuk e harron Rabiot

Barcelona nuk e harron Rabiot

Me largimin e Sergio Busquets në Major League Soccer, Barcelona ka filluar të mendojë për zëvëndësuesin e denjë të spanjollit. Adrien Rabiot vijon të jetë pjesë e listës së Xavi Hernandezit , i cili ishte pranë transferimit në ‘’ Camp Nou ‘’ kur aktivizohej në rradhët e Paris St Germain, por në fund vendosi për Juventusin. Mirëpo rendimenti jo në nivelin e pritur tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ sigurisht nuk është toleruar nga torinezët, i cili e përfundon kontratën në 30 qershor dhe kuq e blutë pretendojnë akordin me mesfushorin e parametër zero. Duke iu referuar situatës tek bardhezinjtë , arrihet në konkluzionin e Adrien Rabiot mund të vendosë për fillimin e një eksperience të re , tek fituesit në fuqi të La Ligas , të cilët do të pretendojnë vijimin e rrugës së suksesit në sezonin vijues, pavarësisht se konkurrenca sa vjen edhe ashpërsohet në të gjitha kompeticionet.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy