
Manchester City është bërë skuadra e dyte gjysmëfinaliste e FA Cup në Angli pas Southampton. Skuadra e Guardiolës ka mposhtur 2-0 Everton në një ndeshje që 10 minuta nga fundi ishte e mbërthyer me shifrat 0-0.
Golat e fitores për City-n u realizuan nga Gundogan, i cili zhbllokoi shifrat, dhe De Bruyne që i vulosi përfundimisht.
Kjo fitore tregon edhe njëherë madhështinë e këtoj sezoni të skuadrës së Guardiolës, që përveçse udhëheqjes në Premier Leaue synon të fitojë edhe kompeticionin më të vjetër futbollistik.



