
Artem Dovbyk është zyrtarisht një lojtar i Romës. Sulmuesi ukrainas ka bërë prezantimin e tij te verdhekuqtë këtë të premte.
27-vjeçari ka firmosur kontratën për pesë sezone, ndërsa do të jetë pjesë e italianëve deri në verën e vitit 2029.
Dovbyk do të mbajë numrin 11 në fanellë, me të cilin u prezantua. Lojtari do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit De Rossi, i cili e kërkonte me çdo kusht në ekip.
Dovbyk i kushtoi arkave të Romës rreth 38 milionë eurosh.



