
Është mbyllur pa gola pjesa e parë në sfidën mes Partizanit dhe Iberia 1999, e vlefshme për turin e dytë në Conference League, e cila transmetohet në MCN 24.
Ishin 45 minuta të qetë dhe me raste të pakta për shënim. Mundësinë e parë më të mirë e kishin gjeorgjianët, që u ndalën nga shtylla, ndërsa të pafat ishin edhe të kuqtë, me Mba që gjithashtu u ndal nga shtylla.
Në rast se ndeshja mbyllet me këtë rezultat, Partizani do të eliminohej, pasi humbi 2-0 në takimin e parë.



