Partizani është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mposhti 2-1 skuadrën e Kukësit, në një ndeshje me shumë vuajtje për të kuqtë.
Ishte Tedi Cara, që shënoi në minutën e 14-të, me një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit.
Një episod aspak i këndshëm u regjistruar pas golit, ku Cara u godite me shishe uji nga tribuna, duke pësuar një çarje poshtë syrit dhe u zëvendësua nga Cvetanoski.
Pjesa e dytë nisi me verilindorët në sulm, dhe Daci vendosi baraspeshën në minutën e 48-të, por në minutë e 74-t, Bitri riktheu sërish avantazhin për të kuqtë dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Partizani rimerr kështu kreun e renditjes me 12 pikë pas pesë javëve, ndërsa Kukësi mbetet i fundit me vetëm 2 pikë.



