Starova: Reja ka punuar mirë! Dëshiron të vazhdojë me Shqipërinë, sepse beson te skuadra

Starova: Reja ka punuar mirë! Dëshiron të vazhdojë me Shqipërinë, sepse beson te skuadra

Sulejman Starova, specialist futbolli, duke folur në emisionin “Skaner” në MCN TV, për deklaratën e trajnerit Reja, tha se ky i fundit ka bërë mirë te Shqipëria, ashtu siç ka përmendur edhe arritjet. 

Starova tha se te deklarata e Rejës, nuk ishte dakord kur tha se Broja nuk luan titullar, sepse ai është pjesë e Chelsea. 

Reja ka thënë shumë të vërteta. Përmendi arritjet e veta. Nuk ka pasur në dispozicion shumë lojtarë titullarë dhe shumë mungesa. Nuk jam dakord për Brojën, kur flet. Do të ruajë frymën e grupit, por fakti që Broja luan me Chelsea, është e vështirë që të jetë titullar aty. Në të gjithë sezonin, Broja do i bëjë minutat e veta. E ka krijuar kot konfliktin me të. Dy golat e Brojës na dhanë 6 pikë dhe u krijua një çështje Broja-Trajner. Kjo i ka ulur pikët. Te të tjerat ka të drejtë. Ka punuar mirë. Fakti që ka dëshirë të vazhdojë me Shqipërinë, tregon që ka besim. Beson te skuadra. Do të vazhdojë sepse beson të skuadra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy